23,04,2024

Balli Kombëtar Demokrat organizon tubim me qytetarët e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.10.09.2016.  Balli Kombëtar Demokrat, ka mbajtur një tubim në orët e mbrëmjes së sotme, me qytetarët e Ferizajt, ku shpalosën programin e kësaj partie.

Gjatë këtij tubimi, është folur për aktivitetet dhe qëndrimet e Ballit Kombëtar Demokrat. Gjithashtu u fol edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Ky tubim rezultoi me pranimin e dhjetëra anëtarëve të kësaj partie të cilët me entuziazëm ju bashkuan Ballit.

14303933_1124710790909166_961195192_o

Për situatën aktuale në Kosovë, foli kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami dhe nënkryetari Bekim Baftiu, si dhe kryetarja e gruas Donika Rroka Xhemajli.

Në këtë takim u tha se degët e Ballit Kombëtar demokrat kanë filluar punën në Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prishtinë, Besianë, Shtime, Kaçanik, Viti, Prishtinë, Gjakovë por janë në përgatitje  të formimit edhe  në qendrave të tjera të Kosovës.

“ Balli Kombëtar Demokrat, kërkon inkuadrimin e vendit në NATO dhe BE. Njëherit përmes këtij tubimi Balli kombëtar Demokrat apelon te populli shqiptar, te Partitë politike,te Organizatat jo qeveritare dhe te Akademitë shqiptare si në Kosovë, Shqipëri, lliridë , që të ulen në një Kuvend të përbashkët për ta ndërtuar një strategji kombëtare, e cila do të mbështetej në Platformën e Lidhjes së Prizrenit që do t’i obligonte të gjitha subjektet ekzistuese politike si dhe shoqërinë civile, që të veprojmë me përgjegjshmëri, ndershmëri, me një vetëdije të pastër kombëtare dhe me guxim kombëtar për t’i dalur zot Atdheut dhe Kombit shqiptar në këto momente vendimtare kur Kombit tonë po i kanoset rreziku i shkapërderdhjes dhe i rindarjes territoriale; kur Kombi shqiptar është i sulmuar nga të gjitha anët nga armiqtë e jashtëm si dhe nga disa shqipfolës e qeveritarë; kur Kombi ynë po i nënshtrohet një korrupsioni enorm dhe një krimi të organizuar me përmasa marramendëse” ka thënë Bekim Baftiu.

14247839_1124710857575826_867272760_o 14274544_1124710840909161_977115951_o

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img