20,04,2024

”Balli Kombëtar Demokrat” dega në Ferizaj mbështet protestën e 19 gushtit në Prishtinë

Must Read

”Balli Kombëtar Demokrat” Dega Ferizaj përmes një komunikate ka bër të ditur se mbështet protestën e 19 gushtit e cila organizohet në Prishtinë. Përmes kësaj komunikate ”Balli Kombëtar Demokrat” dega në Ferizaj ka ftuar qytetarët e Ferizajt  që ti bashkëngjiten kësaj proteste e cila organizohet,siç thuhet në komunikatë, kundër Demarkacionit, Asociacionit dhe korrupsionit.

Komunikatën e plotë mund ta lexoni në vazhdim.

‘Balli Kombëtar Demokrat” në Komunën e Ferizajt, ju bënë ftesë të gjithë qytetarëve shqiptarëve të Komunës së Ferizajt dhe me gjer,që më datën 19 Gusht 2016 ne ora 14.00 ti bashkëngjiteni protestës Kundër Demarkacionit, Asociacionit dhe korrupsionit.Siç ju kemi informuar 19 Gusht 2016, Balli Kombëtar Demokrat ka planifikuar të mbajë protestën qytetare.Kryesia e ” Balli Kombëtar Demokrat” Dega Ferizaj fton qytetarët Ferizajas dhe tërë Kosovës të na bashkohen me datën 19 Gusht 2016, duke filluar nga ora 14:00, në protestën paqësore të organizuar kundër Marrëveshjeve të Brukselit (Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Serbisë së Madhe).

Marshi i Protestës fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”deri tek ndërtesa e “Kuvendit të Republikës se Kosovës” Le të dëgjohet zëri shqiptarë më 19 Gusht 2016 në Prishtinë! Nën himnin shqiptarë dhe nën Flamurin =Shqiptarë!

14054845_578577715600783_1620276128_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img