Lajme

Bajram Curri zyrtarëve serbë: Në Kosovë o në arkivol, ose si ngadhënjimtar!


Publikuar më:


Në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria në kohën e osmanlinjve” (1885-1912)… përkthyer nga gjermanishtja në turqisht, Ekrem Bej Vlora shkruan:

Bajram Currin e vranë në malet e Dragobisë. Më 1925, kur Ahmet Zogu, me ndihmën e Qeverisë jugosllave dhe të dhëndrit të tij, Cana Beg Kryeziut, spastronte Qeverinë socialiste të patrikut të Tiranës dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Bajram Curri ishte përkrahës i këtij grupi politik. Dhe kur armiku i vjetër i tij nga Gjakova, Riza Bej Kryeziu, me të marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme ndërmori fushatën për zhdukjen e armikut të vjetër familjar, transmeton Koha.net. Organet jugosllave, që ia kishin frikën Bajram Currit me shumë trima nga rrethinat e Gjakovës, bënë një gjest bujar për ta shpëtuar atë… Bajram Currit i dërguan agjentin kolonel Juroviq, duke i thënë se, po të donte, do t’i mundësojnë arratisjen përmes territorit jugosllav.

Bajram Curri falënderon për këtë gjest bujar dhe thotë: “Deri më tani kam qenë armiku juaj, dhe i tillë jam edhe sot e kësaj dite. Kosova e robëruar mua do më shohë ose në arkivol, ose si ngadhënjimtar! Ndryshe s’bëhet!”.

bajram curri

Comments
To Top