26,04,2024

Baily: SHBA-të po ndihmojnë, nuk e destabilizojnë Maqedoninë

Must Read

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, i ka quajtur absurde pohimet se gjoja SHBA-të përzihen në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Beily shkruan se ambasada amerikane në Shkup, në të gjitha teoritë për gjoja komplot, të publikuara në disa media, sheh absurditetin e pretendimeve të tilla. Ai thotë se SHBA-të, po i japin ndihmë të madhe financiare Maqedonisë, duke mbështetur sundimin e së drejtës, ndërsa rëndësi të veçant po i japin Prokurorisë speciale, por edhe tërë sistemit të drejtësisë.

“Ky angazhim është reflektim i përkushtimit tonë të thëllë për sundimin e së drejtës që t’i ndihmojmë njerëzve në Maqedoni në zgjidhjen e krizës aktuale politike, për zhvillimin e institucioneve të fuqishme demokratike dhe ecjes para drejt BE-së dhe NATO-së. Ky përkushtim mbetet i fuqishëm”, ka shkruar Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Jess Baily.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img