19,03,2024

Bahtiri i bindur 100 për qind se Shakira do të perfomojë në Urën e Ibrit

Must Read

Edhe pse punimet për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë kanë përfunduar, ende nuk dihet saktë se kur saktë do të bëhet përurimi i saj në mënyrë që qytetarët nga të dy anët e qytetit të mund të lëvizin lirshëm.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se së shpejti do të bëhet përurimi i revitalizimit të urës së Ibrit.

Bahtiri nuk dha shumë detaje rreth këtij procesi, por tha se hapja do të ketë jehonë dhe do të jenë pranishëm këngëtarë të huaj.

“Jo s’mund të them asgjë konkrete pasi jemi në proces dhe nuk dua ta dëmtoj procesin. Jam në proces dhe s’po du me bo publike. Së shpejti do ta kemi urën e hapur në mënyrë masive”, ka thënë Bahtiri.

I pyetur se a do të bëhet hapja me këngëtarë që do të vijnë nga jashtë vendit ai tha: “100 për qind”.

Ndërkaq, ditë më parë është raportuar që përurimi i urës mbi lumin Ibër, do të bëhet me një ceremoni të veçantë ku pritet të performoj edhe këngëtarja me renome ndërkombëtare Shakira.

Ndryshe, kanë kaluar dy vite që nga fillimi i punimeve për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht 2015, mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, që përkon me lirinë e lëvizjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img