26,04,2024

Bacë Adem Demaçi – Kush t’a uroj 28 Nëtorin?

Must Read

Salihe Salihu – PhD dhe veprimtare

Dita e Flamurit Kombëtar është dita e shenjtë për gjithë popullin shqiptar por në veçanti kjo Ditë është një ditë më specifike për ne shqiptarët e Kosovës sepse ishte pikërisht ky Flamur që na frymëzoj për të luftuar për ta mbrojtë e për ta ruajtur identitetin tonë kombëtarë. Ishte flamur kuq e zi me shqiponjë dy krenare me të cilën u betuan atdhetarë të gjeneratave të një pas njëshme që luftuan për t’a ruajtur qenien shqiptare. Me flamnur kombëtar të ruajtur në gji shqiptarët brez pas brezi rezistuan çfarëdo politikë joshëse që mund t’a servonte pushtuesi për të na asimiluar dhe për të na sllavëzuar.
Kjo rezistencë, ky frymëzim u bartë me guxim të pashoqë e me heroizëm e krenari nga disa pishtarë lirie të spikatur, siç ishte bacë Adem Demaçi. Ishte pikërisht bacë Adem Demaçi që u shkrijë si qiriu dhe nuk u pajtua kurrë me asnjë demagogë që largohet prej rrugës së sakrificës për t’i ruajtur vlerat dhe identitetin kombëtar, gjuhën e flamurin e shenjtë si element të pa tjetërsueshme të identitetit shqiptar.
E tash pash besë pa më thuaj bacë, ai ju kujtua ndokujt që të urojnë për këtë ditë? Atë të erdhi ndonjë person me buqet lule e të thotë: të jem mirënjohës bacë për gjithë sakrificën që bërë për këtë vend, popull e flamur. E dijë bacë që ti do përgjigjesh që: gjithçka çka unë veprova ishte obligim ndaj atdheut. Kjo është përgjigjie e natyrshme që do t’a ndëgjonim nga Ju – si njeri i sakrificës.
Por, athua a e miriton që të harrohesh kaq shpejtë. Ndoshta gjithçka u deshka të bëhet shpjet pas vdekjes tënde. Të varrosim shpejt e të mos ftojmë e presim as korrin diplomatik në shtetet nga të cilat mund të pritej prania e tyre gjatë ceremonies së varrimit. Gjithçka u përmbyllë me shpejtësi. E tani, një pulë postale me figurën tënde bacë u paraqit në këtë 28 Nëntor por edhe ky nderim u përcoll në heshtje pa ndonjë afirmitet apo pa bujë mediatike.
Mediat ishin vërsulur gjithë andej te heronjët e te figura tjera por jo te varri i bacë Ademit Demaçi. Sigurisht që edhe të tjerët janë meritor dhe pa fije dyshimi që duhej edhe ata të nderohen por jo para se të nderohet Adem Demaçi. Me këtë gjykim befas një imazh hipotetik mu vursul nëpër kokë – po sikur të mund të fliste komandat Adem Jashari kur ju bëheshin nderime nga shumë personalitete në këtë ditë, Ai sigurisht që do të lutej që së pari të nderojmë bacë Adem Demaçin për këtë 28 Nëntor. Të paktën Adem Jashari do ishte mirënjohës sepse edhe Ai ishte frymëzua nga shëmbëlltyra e bacë Adem Demaçit.
Në fund fare, uroj që ky imazhi hipotetik I lartë përmendur të shërbej për reflektim në të ardhmen – gjatë festive të 28 Nëntorin. Vlera e kombit si bacë Adem Demaçi nuk guxojmë ti lëm në harresë. Veprimet mosmirënjohjes janë atentat i së nesërmes. Prandaj, na falë bacë Ademi për ketë rradhë se radhën tjetër të paktën do na kujtohesh që të urojmë 28 Nëntorin – ditën e Flamurit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img