25,04,2024

Babai që vrau dy fëmijët, tregonte në letër pse po e kryente krimin

Must Read

Por në një letër që kishte lënë pak para krimit makabër drejtuar të atit, ai shpjegonte arsyet që e detyruan t’u merrte jetën të vegjëlve dhe vetes.

“Baba ngjitu lart dhe shiko. Nuk te pyeta kur e mora për grua, e nuk të pyes se si ika. Fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! Nuk më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! Ti mos më ndiq e s’dua asgjë nga ty, lamtumirë. Ky ishte fati im!”, shkruhej në letër.

Toshi fajësonte të shoqen 22- vjeçare se kishte marrë rrugët, pasi punonte në lokalet e natës dhe nuk kthehej në shtëpi.

Ndërsa krimi i rëndë u shënua natën mes të dielës dhe të hënës, në sistemin TIMS rezultoi se gruaja e cila braktisi familjen dhe që dyshohet të ketë nisur një lidhje tjetër, kishte qenë në Shqipëri gjatë së dielës.

Më konkretisht ajo kishte hyrë në orën 02.00 të mëngjesit dhe kishte kaluar kufirin drejt Greqisë në Kapshticë në orën 16.00 po të dielën.

Ajo është ndaluar në shtëpinë ku kishte jetuar me të shoqin lidhur me kujdesin për fëmijët dhe pas debateve me Naumin është larguar sërish po të dielën, duke ndikuar në aktin e rëndë që kushtoi jetën e dy vogëlushve./a.y/noa.al

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img