25,04,2024

 Babai bën seks në sy të djalit të mitur, njerka: Ja si është e vërteta

Must Read
Policia-shqiptare_0

E gjithë familja Selita është e indinjuar për rastin në fjalë, si edhe për denoncimin e bërë nga ish bashkëshortja e djalit të tyre, e cila në fillin e akuzoi se kishte përdhunuar djalin dhe më pas se ka kryer gjëra të turpshme në prani të tij. Gjatë një bisede telefonike për “Panoramën”, Ornela, bashkëshortja e Besnikut, tregon se është përdorur një fëmijë që ish­gruaja të hakmerret për lidhjen e re të krijuar. “Kemi kohë bashkë dhe një vit të martuar.

Ish­ bashkëshortja e Besnikut asnjëherë nuk ka qenë e rregullt me takimet e babait me djalin. Madje, pasi mësoi se Besniku bëri edhe celebrimin me mua, nisi t’i vinte kushte kur ai merrte djalin. Ajo i thoshte që djalin të mos e çonte as në det, as në liqen, as në mal, por vetëm te Parku Rinia”.

Madje, Ornela e trembur ende nga ajo ditë, kujton datën 16 qershor, kur ish­bashkëshortja i shkon në derë të shtëpisë, dhe bashkë me nënën e saj, pasi e fyejnë atë, nisin të dhunojnë babain e Besnikut. “Nisën ta godisnin vjehrrin tim me pasqyrën që ndodhej në sallon edhe me çfarë gjetën aty. Më pas shkuam në Polici dhe bëmë denoncim, por që nga aj

Asnjëherë nuk u mor masë ndaj dhunës së ushtruar ndaj vjehrrit, edhe pse ne kemi bërë denoncim. Nuk dinim gjë për denoncimin e bërë nga ish bashkëshortja e tij dhe u shokuam shumë. Atë natë na morën në pyetje, madje edhe fëmijës iu krye ekspertiza mjekoligjore ku edhe u hodhën poshtë akuzat se ndaj tij është kryer dhunë seksuale nga babai i tij”, tregon Ornela.

Sipas saj, gjithçka ka nisur fill pas celebrimit të saj me Besnikun, madje ajo thotë se ish­bashkëshortja kishte mësuar edhe faktin se ajo me Besnikun në fund të muajit tetor do të shtronin një darkë ku edhe do të kurorëzonin martesën e tyre në një dasmë të madhe. Në këto rrethana ajo shprehet se “vetëm xhelozia e ka çuar ish bashkëshorten e tij të kthehet në një monstër sa të përdorë edhe djalin e saj të vetëm për këto raste. Madje, gjatë seancës së gjyqit ku edhe u vendos masa ‘arrest me burg’, ajo ka shkuar në Prokurori dhe ka kërkuar që Besniku të mos dalë nga burgu me frikën se mos e vrasë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img