25,04,2024

AZBESTI DHE SHËNDETI

Must Read

Gazmend Badivuku

Gjatë shekullit të kaluar anë e kënd botës janë shfrytëzuar me mija tonelata materiale të ndryshme me përbërje nga azbestit. Analizat shëndetësore të një numri të konsiderueshëm e t’punësuarve në industri të ndryshme si ndërtimtari, industrinë e ndërtimit të anijeve, automibilizëm, uzina të ndryshme etj. dëshmuan se sëmundjet dhe vdekjet shpeshëherë ishin si rezultat i thithjes së ajrit në ambiente me materiale azbesti.

 

Nga viti 1972 nga këshilli i (OBSH) Organizata Botrore e Shëndetit fillojnë restrikcionet e parë për eliminimin e këtyre materialeve të dëmshme për ambientin dhe shëndetetin e njeriut.

Për shkak të ankesave dhe akuzave të shumta nga qytetarët për rrezikimin e shëndetit dhe njëherit dhe kompenzimeve enorme në favor të dëmtuarve në shtetet si Kanadaja dhe Australia shumica e prodhuesve të produkteve dhe materialeve nga azbesti në këto shtete që nga viti 1980 falimentuan.

Katër shtetet më të zhvilluara në botë, duke ju referuar OBSH konkluduan se në tre dekadat e ardhshme popullatës do t’ë ju rrezikohet seriozisht shëndeti si shkak gjithnjë e më shumë i thithjes së ajrit me materje kancerogjene. Pasojat nga thithja e ajrit në ambiente me materiale azbesti shkakton kancer në sistemin e frymëmarrjes në afat prej 10-40 vjet.

Duke e pas parasysh se në teritorin e kosovës hovi i ndërtimeve të larta, industrisë, pastaj të banimeve kolektive, dhe institucioneve shkollore i kanë fillet në 50 vitet e fundit, sugjerohet që në raste të riparimeve ose ndërhyrjeve në objektet e banimeve, institucionet shkollore, garazhëve etj. të bëjnë konsulta profesionale me inxhiner të ndërtimit me qëllim të uljes së rreziqeve nga sëmundjet e sistemit të frymëmarjes dhe mushkërive.

Për shkak të rrezikimit të shëndetit të njeriut në shumë nga vendet e zhvilluara është ndaluar tërësisht përdorimi i materialeve nga azbesti, dhe me vite ato zëvendësohen me materiale tjera.

Statistikat tregojnë se në botë shpenzohen miliarda euro në largimin, strehimin dhe magazinimin e materialeve në hapësira largë ambienteve të populluara, por teknologjitë e reja lejojnë përdorimin e llojit të ri të sigurtë që në treg shitet me emrin Azbest i bardh.

Fatkeqësisht në fshatrat dhe qytetet e Kosovës me pllaka salloniti valore nga materiali i azbestit janë thuajse shumica e institucioneve si qerdhet, shkollat, garazhet, ambullancat, si dhe ndërtesat e ndryshme publike.

Atyre që ju lejojnë kushtet financiare urgjent duhet të nisin me ndërrimin e materialeve që kanë përbërje azbesti me materiale alternative me zero (0) përmbajtje të azbestit. Për gjithë ata që planifikojnë të largojnë, ose zëvendësojnë pllakat e kulmit duhet të kenë kujdes që të njejtat të mbahen pa i dëmtuar, pa i pre, pa i thy, duke i mbrojtur sytë me syza dhe mbuluar gojën me maskë ose faculetë.
Shtetet perendimore në mënyra të ndryshme bëjnë kampanja dhe përkrahin nismat për jetë më të shëndetshëm sepse pasuria më e madhe është njeriu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img