25,04,2024

AVONET: Parku Liria i pushtuar nga mbeturinat

Must Read

Në një komunikatë për media AVONET ka ngritur shqetësimin  për mbeturinat në “Parkun e Lirisë”. Në komunikatën e AVONET-it kërkohet që të merret masa edhe nga kryetari i komunës për një ambient më të pastër.   Por bazuar në foto, shihet se  këtu do të kishte nevojë më shumë  për një thirrje të shprehjes së kulturës më shumë tek vizitorët pasi nga fotot shihet se shumica e shportave  të mbeturinave janë të zbraztë  ndërsa rreth tyre ka kudo mbeturina.

Reagimin  e  Rrjetit të OJQ-ve AVONET  të plotë mund ta lexoni në vazhdim.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, gjatë monitorimit në hapësirat gjelbëruese ka identifikuar se në Parkun Liria në Komunën e Ferizajt është pushtuar nga mbeturinat, në çdo pjesë të hapësirave has në mbeturina dhe si pasojë e kësaj shportat janë të stërmbushura me mbeturina. AVONET konsideron se Kompania “Pastërtia” nuk është duke menaxhuar mirë dhe njëherit neglizhenca e Komunës së Ferizajt karshi gjendjes së Parkut Liria sjell këtë gjendje.

AVONET, në vazhdimësi është duke reaguar për mos menaxhim të mirë të Kompanisë “Pastërtia” një gjendje e tillë krijon imazh të keq, e po ashtu paraqet edhe një ambient jo të rehatshëm për vizitorët.

Kërkojmë nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Sfarqa që të marrë masa ndaj kompanisë “Pastërtia” për mos përgjegjësi dhe nga Kompania “Pastërtia” kërkojmë që në Parkun Liria të jenë së paku dy punëtor mirëmbajtës.

Në anën tjetër zëdhënësi i KRM “Pastërtia” Arbër Ibrahimi  tha se  kompania   ka një kujdes të veçantë ndaj “ Parkut të Lirisë”  por megjithatë  shpesh po ndodhë që   nga pakujdesia e qytetarëve të cilët frekuentojnë këtë pjesë po krijohet një ambient  jo i mirë.Kjo për faktin se edhe pse janë  shportat, mbeturinat hedhen kudo. Do të ishte mirë që AVONET ,si shoqëri civile të ndihmojë në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit që është i përbashkët.”

 

Parku Liria Parku Liria 4 Parku Liria 3 Parku Liria 2 Parku Liria 1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img