20,04,2024

AVONET: Komuna e Ferizajt mundë të krenohet me pyjet që ka, por jo edhe me menaxhimin e tyre.

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve AVONET i cili monitoron institucionet si, komunat, gjykatat, dhe institucionet e rendit, shpreh shqetësimin ndaj rasteve të vjedhjeve të pyllit dhe neglizhencën e institucioneve të cilat edhe janë zotuar se do të parandalojmë degradimin e pyjeve në regjionin e Ferizajt.

13250540_10208162511653649_2024619801_nPër shkak të keq menaxhimit të pyjeve në Ferizaj, gjatë viteve të fundit, ato  kanë qenë objekt i krimit ekonomik që është manifestuar kryesisht me prerjen ilegale të tyre që kanë shkaktuar dëme në vlerat larta.

“Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në vazhdimësi po shpreh shqetësimin për gjendje e pyjeve në Komunën e Ferizajt.Një gjendje e tillë është duke rrezikuar mjedisin, e në veçanti shpyllëzimin e pjesëve më të mëdhaja në Komunën e Ferizajt .Pyjet në komunën e Ferizajt vazhdojnë të shfrytëzohen në mënyrë të pakontrolluar si nga individë po ashtu edhe grupe të ndryshme për interesa të ngushta. Përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të bërë më shumë në mbrojtjen e pyjeve nuk kanë dhënë rezultatet e duhura” thuhet në komunikatën e AVONEt.

“Përkundër fushatave vetëdijesuese, përkundër debateve e takimeve me grupet e interesit nuk është shënuar progres i duhur. Madje as strategjia e pyjeve dhe as procesi i decentralizimit të kompetencave në sektorin e pylltarisë nuk po jep rezultatet e pritura. AVONET, ka rekomanduar disa herë qe të provohen edhe masa tjera ligjore dhe ndëshkimore por pa sukses sepse institucionet kanë hezituar të janë aktiv. Ka përcjellë për disa vite me radhe gjendjen e pyjeve dhe për çdo herë ka thirrur institucionet për të intervenuar sepse tani jemi ne gjendje të rëndë që mundë të shpyllëzohen zonat malore, por përkundur përpjekjeve të AVONET-it, përveç informacioneve për prerjen dhe degradimin e pyjeve, gjatë këtij viti nuk pati ndonjë aktivitet konkret që vlen për tu veçuar. AVONET, konsideron se një bashkëpunim të institucioneve mes tyre do ta rrit parandalimin dhe në mungesën e strategjive në bashkërenditjen e veprimeve ka rrit mos efikasitetin. Poashtu kemi identifikuar që këta dëmtues të pyjeve bëjnë lëvizjen më të shumta në periudhën mëngjes dhe pas përfundimit të orarit zyrtarë të institucioneve. Ne si rrjet i  OJQ-ve AVONET, kemi ngritur këtë problem si më të rëndësishëm për shoqërinë e në veçanti për institucionet e Republikës së Kosovës. Ju lutem shikoni fotot e bëra në fshatin Jezercë të Komunës së Ferizajt” ka thënë Kenan Gashi,Drejtor Ekzekutiv i AVONET

Në anën tjetër Ismet Vranovci  tha se 7 roje të pyellit spo mund ta mbulojnë  të gjithë  territorin prej 15 mijë  hektarësh

“Në të ardhmen do ta lidhim një  marrëveshje me policinë për mbrojtjen e pyjeve, varësisht nga buxheti i komunës” ka thënë Vranovci nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari

13231135_10208162511293640_608208807_n 13245820_10208162511533646_8498165_n 13250313_10208162511493645_1557479809_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img