Ferizaj

AVONET i shqetësuar me numrin e vdekjeve aksidentale në punë, kërkon nga ministri Abrashi të marrë masa


Publikuar më:


Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” në Ferizaj, shpreh shqetësimin për humbjen tragjike të jetës së të riut D.I nga fshati Talinoc i Jerlive i moshës 25 vjeçare. Kjo vdekje aksidentale shton numrin e rasteve të tilla në regjionin e Ferizajt. Sipas disa të dhënave të prezantuara nga Policia e Kosovës – Regjioni i Ferizajt që nga viti 2005 deri në vitin 2016 numri i vdekjeve dhe lëndimeve aksidentale në vendin e punës, në rajonin e Ferizajt është 170, prej tyre 54 me fatalitet.

Ky numër do të duhej të alarmoj institucionin e Inspektoratit të Punës që të bëj punën e tij në adresimin e drejtë të çështjeve dhe shqetësimeve të grupeve apo individëve të ndryshëm. Përkundrazi, deri më tani është konkluduar se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm për të bërë monitorimin e punimeve në ndërtesa të larta.

Kjo rrjedhimisht, tregon për neglizhencën që i bëhet kësaj çështjeje nga ana e institucioneve shtetërore. Padyshim, vdekjet e tilla në vendin e punës ndodhin në vetëdijen e shtetit, i cili nuk ka mundësuar kushte dhe kuadro për zbatueshmërinë e ligjit përkatës.

Për këtë AVONET ka dërguar edhe një kërkesë në adresë të Ministrit të Punës dhe \mirëqenies Sociale, Arban Abrashit, që të  marrë masa ndaj këtij problemi  i cili kohëve të fundit është  përsëritur shumë herë në Ferizaj

1 [67734057] 2 [67734058]

Comments
To Top