23,04,2024

Avokatja e të dyshuarit për rastin e 18 vjeçares: Klienti im ka shprehur keqardhje për rastin

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj para burgim njërit prej dy të dysh uarve të përfshirë në rastin e vra sjes së 18 vjeçares nga Ferizaj.

Arbër Sejdiu, nuk e ka kundërshtuar masën e caktuar nga Gjykata. Avokatja e tij Arbnora Shefkiu, tha   se klienti i saj ka pranuar që të bashkëpunojë me organet e rendit që të zbardhet rasti.

“Pasi jam konsultuar me të dyshuarin me të njëjtin jemi pajtuar që mos ta kundërshtojmë kërkesën për caktimin e para burgimit, me qëllim që e njëjta të shërbej në zbardhjen më të shpejt dhe më të mirë të gjithë ngjarjes se si ka ndodhur vra sja e tani të ndj erës M.O. Po ashtu i pan dehuri ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me gjitha organet në zbardhjen e rastit”.

Shefkiu tha se klienti i saj është ndjerë jashtëzakonisht keq për rastin.

“Klienti im ka shprehur keqardhje për rastin. Ai gjatë shqyrtimit të rastit ka qarë”.

Ajo theksoi se sipas deklarimeve të klientit të saj ai nuk ka marrë asnjë veprim. Por, avokatja tha se kjo mbetet të shihet nga organet e drejtësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img