26,04,2024

Avokatët me deklarata të ndryshme për atë që dëgjoi i dyshuari Arbër Sejdiu në rastin e vdekjes së Marigona Osmanit

Must Read

Avokati i familjes Osmani thotë se ndaj Marigona Osmanit, 18-vjeçares e cila u v*ra në Ferizaj, është ushtruar dhu*në.

Derisa raporti i plotë i autopsisë për vde*kjen e Marigona Osmanit nuk ka përfunduar, për 18-vjeçaren tashmë është lëshuar certifikata e vde*kjes që e kanë pranuar familja

Avokati i familjes, Gazmend Rexhepi thotë se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore tregon se 18-vjeçarja vd*iq në mënyrë të dhu*nshme.

“Shkaktari i vde*kjes përmendet të jetë polit*rauma ose në përkthim i bie që ka pas thyerje gjatë vde*kjes”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Gazmend Rexhepi.

Ai thotë se edhe deklarata e të dyshuarit tjetër Arbër Sejdiu dëshmon se ka pasur dhu*në ndaj Marigonës.

“Vet Arbëri ka përmend se ka pasur dhu*në fiz*ike e psi*çike. Ai e ka pranuar se ka pasur britma të mëdha dhe se ka qenë në dhomën tjetër të banesës derisa ka ndodhur kjo dhu*në”, ka deklaruar tutje Rexhepi.

Por ndryshe shprehet avokatja e të dysh*uarit Arbër Sejdiu, Nora Shefkiu, e cila thotë se është keqinterpretuar deklarata e klientit të saj.

“Klienti thotë se ka qëndruar gjatë gjithë kohës jashtë dhomës së çiftit. Ai thotë se gjatë gjithë kohës ka dëgjuar zhurma, por nuk e specifikon çfarë zhurma ka dëgjuar. Avokati i familjes (Gazmend Rexhepi) i ka keqinterpretuar këto deklarata duke thënë se “Arbëri ka dëgjuar britma e kinse nuk ka reaguar””, deklaroi avokatja  Nora Shefkiu.

RTV Dukagjini mëson se raporti i plotë i aut*opsisë pritet të dalë brenda javës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img