24,04,2024

Avni Devishi zgjedhet kryetar i ri i Lobit Euroatlantik Shqiptar

Must Read

Lobi Euroatlantik Shqiptar, njofton gjithë opinionin e gjerë se ka mbajtur takimin e radhës në të cilën ka ndryshuar çasjen e strukturës brenda organizatës, transmeton Lajm.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur me datën 16.07.2016, është freskuar kryesia e Lobit Shqiptar, me emra të rinjë të cilët do të jenë përfaqësues kryesor të lobit dhe mërgatës shqiptare .

Lobi Euroatlantik Shqiptar, ka emëruar për kryetar të ri politologun dhe aktivistin e madh të çështjes shqiptare në diasporë, Avni Devishi.

Avni Dervishi për shumë vite ka punuar në Parlamentin Suedez gjithashtu, ka ndihmuar në procese të ndryshme të tranzicionit politik edhe në Estoni, Poloni dhe Çeki dhe në integrimet e tyre evropiane.

Lobi Euroatlantik Shqiptar ka zgjedhur Lurata Reci, nënkryetare e LEASH. Ajo është veprimtare e njohur e cila jeton dhe vepron në Zvicër. Ajo ka kontribuar në shumë organita ndërkometare.

Strategjia e frymës se re organizative në Lobin EuroAtlantik Shqiptar është që vlerat e dijës dhe profesionalizmit të vihën në ballë të organizimit me të cilën mërgata shqiptare do të jetë fokusi kryesorë andanj për këtë lobi do të jetë gjithmonë i vlerave kombëtare të cilat do t’i përcjellë brez pas brezi.

Lobi Shqiptar do të jetë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve kudo që ndodhen, andaj fton që gjithë diaspora të bashkangjitën në frymën dhe kulturën kombëtare. Duke u kujdesur për vlerat kombëtare ne do të jemi më afër identiteti dhe vlerave tona./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img