23,04,2024

Avni Arifit – LDK-së: Shoku akademik dështoi pafalshëm, Qeveria skandaloze!

Must Read
Avni Arifi

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, është ai që e ka vazhduar debatin publik më Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke ia numëruar dështimet e Qeverisë Mustafa, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo qeveri ka bërë skandal pas skandali, por Afiri thotë se Qeveria e LDK-së, mund të krenohet vetëm për një gjë: “që jeni në Qeveri! Kaq!”

“Reagimi juaj në tërësi është i ulët siç janë të ulët ata që mshifen prapa reagimit partiak. Të paftyrë!!! Thonë se kur humbet argumenti (ju keni humbur ato në momentin që doli Raporti i Progresit) njerëzit e ligë fillojnë me fy. Këtë keni bërë ju në reagimin tuaj”, shkruan Arifi.

Ja letra e plotë e Avni Arifit:

Shoku akademik dështoi pafalshëm, Qeveria skandaloze!

(Letër LDK-së )

Në komunikatën tuaj të sotme, ju LDK-ja e keni marrë ligjin në dorë. Për më keq, “ligjin” e gënjeshtrave gebelsiane.

Një akademik që shkruan një fletërrufe tipike komuniste dhe me dimensione të strategjisë gebelsiane? Këtë keni arritur ta dëshmoni edhe sot. Fatkeqësisht, jo për herë të parë.

A mundet dikush të paramendoj se LDK e viteve 90 apo e fillim viteve 2000 do të reagonte ndaj meje apo kujtëdo siç ka reaguar sot ndaj argumenteve të prezantuara nga unë?? Përgjigja është jo kurrë. Megjithatë ky reagim flet diçka tjetër:

– Se kjo LDK nuk është LDK por është mbeturinë e bandës së Osllos që e ka marrë “kështjellën për mbrenda” siq e kishin edhe strategjin në vitet 90

– Kjo bandë është e njëjta bandë që Presidentit Rugova në mënyrë tinzare ia ndalnin fondet e qeverisë dhe e sabotonin në çdo veprim të tij

Sidoqoftë, po ju numëroj pak fakte të dështimit të Qeverisë suaj, që s’ka asnjë dilemë se është Qeveria më e dobët në historinë e Kosovës pas lufte.

Lista e shumë e gjatë. Po ju përmendi vetëm disa, të tjerat do t’ju them nëse keni guximin intelektual t’i mohoni këto të tashmet:

  1. Qeverie e lluksit – jeni Qeveria që harxhon
  2. Numri enorm i Ministrive dhe zëvendësministrave – as Jugosllavia e shokut akademik pothuajse s’ka pasur më shumë Ministri në Qeveri. Asnjë nga ju nuk e din sa zëvendësministra keni
  3. Vetëm tri (3) gra në Qeveri – për këtë keni marrë vërejtje serioze edhe nga EPP
  4. Politizimi i skajshëm i Bordeve të Agjencive të Pavarura – lexoni nganjëhere edhe reagimet e ambasadorit britanik! Jeni detyruar të kontraktoni një kompani britanike për ta bërë punën që ju e keni obligim Kushtetues!
  5. Emërimet e partiashëve në Ambasada
  6. Blerja e votave në Parlament në shkëmbim të emërimeve në ambasada e në borde
  7. Mos-rritja e pagave
  8. Buxheti i Qeverisë, skandal dhe mashtrues totalisht
  9. Migrimi masiv i qytetarëve të Kosovës – EKZODI TRAGJIK ( me iphone po shkojnë thoshte Kryeministri)
  10. Përdorimi i Policisë së Kosovës për qëllime politike
  11. Pezullimi i pjesshëm i Kontratës Kolektive
  12. Vizitat e Kryeministrit vetëm në degët e LDK-së
  13. Pafuqia për kompletimin e Qeverisë – mbi 70 ditë nuk keni Ministër të Integrimeve
  14. Rritja e shpenzimeve qeveritare
  15. Asnjë ide për investitorët e huaj dhe të brendshëm – dështimi në Brezovicë
  16. Asnjë ide dhe as iniciativë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit
  17. Dy (2) persona kanë vdekur në rrugë për Hungari. Kryeministri as që ka vizituar familjet e këtyre rasteve. Ka akuzuar vet ato familje
  18. Skandali me njehsorët e KEDS-it, Kryeministri në mbrojtje të KEDS-it
  19. Tentimi për humbjen e mbi 8000 hektarëve tokë Kosove
  20. Shkelja e Kushtetutës në mbi 23 herë në Marrëeshjen për Asociacionin
  21. Terminali Doganor për familjarë dhe për një votë në Parlament!

E kështu, skandal pas skandali, Qeveria juaj mund të krenohet vetëm për një gjë: që jeni në Qeveri! Kaq!

Reagimi juaj në tërësi është i ulët siç janë të ulët ata që mshifen prapa reagimit partiak. Të paftyrë!!! Thonë se kur humbet argumenti (ju keni humbur ato në momentin që doli Raporti i Progresit) njerëzit e ligë fillojnë me fy. Këtë keni bërë ju në reagimin tuaj.

Më akuzojnë mua për Kazino??? Ju të LDK që më njihni sigurisht po e përqeshni deklaratën e partis tuaj vetmevehte!!!Kam 46 vjet dhe kurrë skam qenë në kazino. Për haraq? Kërkujt mbi këtë tokë nuk i kam borgj më shumë se një kafe. Kurrë skam marrë tender dhe kurrë skam punuar me pare publike. Për pagën time si “koordinator??? Po ju jeni në Qeveri. A duhet çdoherë të ju përkujtoj dikush?? Kam një sugjerim dhe autorizim për ju: zbritni në katin e parë tek zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë. Aty i keni të gjitha të dhënat për pagën time dhe ju autorizoj që të publikoni çdo shpenzim që unë kam bërë nga paraja e popullit. Aty do të shihni se sa të mjerë jeni

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img