20,04,2024

Autostrada përfundon në Qershor, kërkohet hetimi i kontratës 53 milion

Must Read

152 ditë shtesë i dha Ministria e Infrastrukturës Bechtel& Enkas kur nënshkroi aneks kontratën e tretë me datën 5 shtator 2018 për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Instituti Demokratik i Kosovës/ Transparency International Kosova në vazhdimësi ka përcjell deklaratat e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj lidhur me përfundimin e punëve lidhur me këtë kontratë.

Sot, gjatë një konference për media, Diana Metushi-Krasniqi nga KDI bëri edhe prezantimin e kësaj aneks kontrate që vërteton një gjë të tillë.

Ajo ka theksuar se në Aneks Kontratë, qartazi mund të shihni se Neni 5 zgjat kohën e përfundimit për 152 ditë, përderisa Neni 9 obligon Qeverinë të mbaroj të gjitha shpronësimet, dhe t’i garantoi kontraktorit qasje në vend punishte për të përfunduar punët.

“Për t’i kuptuar termat e përdorur në aneks kontratë duhet t’i referohemi edhe kontratës kryesore ku neni 8.2 kohën e përfundimit e definon si:

Kontraktori do të kompletojë të gjithë punimet, përfundoj secilën pjesë (nëse ka), brenda kohës për përfundimin e punimeve ose seksioneve (pjesëve), duke përfshirë:

(a) arritjen e kalimit të testeve pas përfundimit, dhe

(b) përfundimin e të gjitha punëve të deklaruara në kontratë si të domosdoshme që punët apo pjesët (seksionet) të konsiderohen si të përfunduara me qëllim të pranim dorëzimit të definuar në nën-klauzolën 10.1 [Pranim-Dorëzimi i punëve dhe seksioneve]”, ka shtuar më tej.

Metushi- Krasniqi ka potencuar se KDI-ja kërkon nga Ministri Lekaj që në vend të mohimit të gjetjeve të KDI-së, të jap sqarime publike se si rrit detyrimi i qeverise së Kosovës nga 14.78 milion në vitin 2016 në shumën prej 53.1 milion euro në vitin 2017.

Ne kuptojmë se si rezultat i vonesave në realizimin e pagesave ndaj Bechtel& Enkas, Qeveria e Kosovës, bazuar në kontratën bazë, duhet t’i paguaj kontraktorit një kosto shtesë.

Aneks kontrata, të cilën po e publikojmë, pranon detyrimet e Qeverisë ndaj Bechtel& Enka, por nuk definon se çfarë mbulon kjo shumë. Neni 3 i kësaj aneks kontrate definon se 53.1 Milion Euro është vlera e zgjatjes së afatit të kontratës për periudhën 18 janar – 31 dhjetor 2018, ndërsa nenet 6, 7 dhe 8 thonë se me nënshkrimin e kësaj aneks kontrate Kontraktori pranon se nuk do të ketë pretendime lidhur me mungesat buxhetore përgjatë viteve 2014 – 2018.

KDI, i bënë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë eksplicite arsyet e humbjes së 53.1 milion eurove të qytetarëve të Kosovës, si dhe përllogaritjes së shumës prej 53.1 milion eurove për vazhdim të kontratës 18 janar – 1 dhjetor 2018, përkatësisht 01 qershor 2019.

Aneks kontratën e gjeni të bashkëngjitur në këtë komunikatë. Për hir të mbrojtjes së privatësisë, emrat e nënshkruesve të kontratës së kontraktorit janë mbuluar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img