25,04,2024

Autori dhe shpërthimi i incizuar nga kamera, pritet arrestimi i autori

Must Read

Zyrtarë nga Policia e Kosovës, kanë thënë për RTK-në se Policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë që ishin në lokalin, pranë të cilit ka ndodhur shpërthimi dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin.

“Policia ka gjithë incizimin  që nga momenti i arritjes të një djali në moshë të re,  me një kapuç mbi kokë, e deri te momenti i aktivizimit të bombës nga ana e tijë dhe ikja e tijë nga vendi i ngjarjes. Polica ende nuk e ka identofikuar personin që ka hedhur bombën , por kjo pritet të ndodhë shumë shpejtë, pasi bombahedhësi shihet shumë mirë në kamerë, e gjithashtu edhe shpërthimi i bombës është i incizuar nga kamera e sigurisë së lokaleve përreth”, thonë zyrtarët policor për RTK.

Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Sheshin “Zahir Pajaziti”, pak minuta pasi ka përfunduar koncerti i Grupit Troja. Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi turma e njerëzve veç ishte shpërndarë që kishte shkuar të dëgjonte koncertin e mbajtur nga Troja, që bënte thirrje kundër korrupsionit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img