24,04,2024

Autopsia tregon se si humbën jetën dy pilotët shqiptarë

Must Read

a-108-650x358 (1)

Autopsia ka zbardhur tashmë shkakun e vdekjes së pilotëve në aksidentin ajror, kur helikopteri ushtarak u rrëzua në liqenin e Shkodrës. “Panorama” shkruan se dje Prokuroria administroi në dosje edhe autopsinë e dy viktimave të aksidentit ajror.

Dy ushtarakët, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë humbur jetën nga rënia e menjëhershme e helikopterit në ujë dhe përplasja e fortë.

Sipas specialistëve, vdekja e pilotëve ka ardhur si pasojë e shokut traumatik të pësuar nga përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin. Vdekja ka qenë e menjëhershme si pasojë e shembjeve të rënda që viktimat kanë pësuar në pjesën e kraharorit. Ka dyshime se helikopteri ka qenë në një lartësi jo të madhe nga toka kur ka pësuar defekt.

Më pas ai ka rënë pikiatë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjatë kësaj rënie, ushtari profesionist Gerald Baramuça është përplasur në pjesën e pasme të kabinës duke vrarë shpatullën e më pas ka arritur të dalë e të hidhet, pasi mjeti ka anuar nga e majta.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img