27,04,2024

“Ato që nuk të nevojiten dhuroja dikujt që ka nevojë për to” është një aksion i të rinjve ferizajas (Foto lajm)

Must Read

Ferizaj. 24.11.2018. Një grup i të rinjve ferizajas sot në mesditë kanë marrë një aksion për dhurimin e rrobave për ata që kanë nevojë për to. Te nënkalimi i hekurudhës ata kanë grumbulluar këto dhurata të cilat paraprakisht i kanë mbështjellë dhe kanë shënuar të dhënat se çfarë ka brenda.
Në dhurata kanë shënuar llojin e rrobave, madhësinë dhe informata tjera të nevojshme për tu orientuar ata që kanë nevojë për to.
“Ne kemi ardhur me asgjë dhe do të shkojmë me asgjë…Diçka e vogël që mund të bëjmë mund të jetë kujtimi më i bukur në mendjen e dikujt dhe vendi më i bukur në zemrën e dikujt.Kjo ishte një iniciativë dhe ide e vogël që unë me disa shoqe e realizuam me vullnet dhe plot dashuri.
Rrobat të cilat nuk i përdornim i paketuam në formë të dhuratave duke mbishkruar mbi to moshën dhe gjininë për secilën rrobë. Ato rroba i vendosëm në nënkalimin e qytetit duke iu ofruar mundësi gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi t’i marrin ato falas. Nëse dikush ka një rrobë të cilën nuk e përdorë paketoje atë në formë dhurate dhe dhuroje sepse dikush ka nevojë për të” thotë Xheneta Nazifi, njëra nga grupi i vullnetareve të këtij aksioni.
Këto vullnetare kanë ftuar edhe qytetarët e tjerë të Ferizajt të cilat kanë rroba për të dhuruar ti paketojnë në formë dhurate,ti shënojnë të dhënat dhe ti dërgojnë te nënkalimi i qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img