20,04,2024

Ativitetet dhe masat e ndërmarra nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj lidhur me Covid 19

Must Read

Me datën 20.11.2020,duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit Covid 19,njësitet policore në komunat Ferizaj,Kaçanik,Shtime,Shtërpc dhe Hani i Elezit janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët duke monitoruar respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Këto masa janë respektuar nga shumice qytetarëve,falë ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 103 tiketa  nda personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapar me ligji 07/L-006.

Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat,ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img