25,04,2024

PDAK: Ashkanlinjt janë nga Irani,nuk kanë asgjë të përbashkët me Romët dhe prejardhjen Indiane

Must Read

Pas një deklarate në medie  të përfaqësuesve të komunitetit Rom , me rastin e  shënimit të Ditës Ndërkombëtare të  Romëve, e ku është përmendur edhe  prejardhja e  e komunitetit Ashkanli ka reaguar PDAK.

Përmes një komunikate për medie PDAK i ka quajtur   të pabaza  të dhënat mbi  historinë faktike  mbi prejardhjen e komunitetit Ashkanli.

“Ashkanlinjt kanë vlerat e tyre kombëtare dhe kulturore,me prejardhje Iraniane dhe identitet të pastër historik, dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me komunitetin Rom, e as me atë RAE, dhe fare me atë të prejardhjes Indiane” thuhet në mes tjerash në këtë komunikatë.

Kjo është deklarata  e plotë e PDAK-së:

DEKLARATË PUBLIKE.

Në emisionin e djeshēm në “nfo Magazina”të TV Klan Kosova,emision ky i organizuar për të shënuar Ditën ndërkombëtare të Romëve. Të ftuarit në studio nga komuniteti rom znj.Sakibe Jashari dhe z.Denur Paçaku,kanë ngjallur reagime dhe paknaqësi të shumta në opinion nga fjalimet e tyre të pa bazë mbi të dhënat historike ,debat ky të cilin PDAK, e vlerson si aspak përmbajtësor dhe të pa bazuar në historin faktike mbi prejardhje e komunitetit Ashkanli. Ashkanlinjt kanë vlerat e tyre kombëtare dhe kulturore,me prejardhje Iraniane dhe identitet të pastër historik, dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me komunitetin Rom, e as me atë RAE, dhe fare me atë të prejardhjes Indiane. Emisioni e mbrëmshëm e konsiderojm që ështē emision nënçmuese ndaj komunitetit Ashkanli dhe Egjiptian, ku thuhet nga përfaqësuesit rom që nuk jemi të ndryshëm. PDAK respekton çdo komunitet që jeton dhe vepron në Republikën e Kosovës, në mesin e tyre edhe komunitetin rom, po nuk lejon asnjëher të nëpërkëmbën vlerat e saj kombëtare, dhe dënon çdo veprim të tillë që ka për qëllim degradimin dhe ofendimin ndaj komunitetit që e përfaqëson . Sinqerisht : PDAK

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img