25,04,2024

Asfaltohet rruga “Lulzim Haxhimusa”në Ferizaj

Must Read

Të enjten ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugës “Lulzim Haxhimusa”, rrugë kjo e cila lidh edhe shumë rrugë të tjera të qytetit të Ferizajt, por edhe fshatrave.

Nga afër asfaltimin e kësaj rruge e ka përcjellur edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij. Ai këtë projekt e ka vlerësuar tejet lart duke thënë se çdo ditë e me shumë qytetareve ferizajas po ju mundësohet qarkullim i lehtë nëpër rrugët e Ferizajt.

13567241_1200923453275809_7786904499018909140_n

“Është një rrugë tepër e rëndësishëm, rruga “Lulzim Haxhimusa”që lidh këtë artiere me fshatin Doganaj dhe është një lidhje direkte me qytetin, si dhe vazhdimësia e saj është edhe rruga ‘Gjergj Fishta” që lidh dy rrugët, në të dyja anët e qytetit, rrugën që shpije në drejtim të fshatrave Doganaj, Gacke, Bazhdarhane dhe Brezovicë si dhe rrugën tjetër nga Ferizaj në drejtim të fshatit Dubravë, Zaskok dhe Pleshinë. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të realizuar projekte të rëndësishme në Komunën e Ferizajt, të cilat po e ndërrojnë pamjen e qyteti dhe po i japin një kuptim funksionalizimit të qarkullimit rrugorë dhe të këmbësorëve në këto anë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se këtë vit qyteti jonë do të ketë një pamje krejtësisht tjetër duke realizuar mbi 96 projekte infrastrukturore.

“Komuna e Ferizajt vetëm në këtë vit ka pasur mbi 96 projekte nga buxheti i komunës së Ferizajt vetëm në drejtoritë e saj , ndërkaq prin drejtoria e infrastrukturës. Tanimë është bërë publike që të gjitha viset rurale do të ndërrojnë pamjen e tyre sa i takon infrastrukturës rrugore, por është momenti që pas pushimeve verore të mërgimtarëve, që t’i kthehemi rregullimit të qendrës së qytetit dhe shumë shpejt do të përfundoje se realizuari projekti dhe do të fillojnë inicimi i procedurave të tenderimit për rregullimin e qendrës së qyteti”, është shprehur Svarqa.

Nga ana tjetër Mentor Uksmajli banorë i kësaj pjesë të qytetit është shprehur se rregullimi i kësaj rruge ka qenë tepër i nevojshëm për këtë pjesë të qytetit. Sipas tij një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh më parë sepse me ketë rrugë janë krijuar lehtësira të shumta.

U bë e ditur se kontribut të madh në realizmin e shumë projekteve madhore që po bëhen në Ferizaj, Ministria e Infrastrukturës, po jep kontribute shumë të madh.

Gjatësia e rrugës “Lulzim Haxhimusa” është mbi një kilometër, ndërsa buxhetit të Komunës së Ferizajt, i ka kushtuar rreth 200 mije euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img