28,04,2024

Asfaltohet rruga “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj

Must Read

Të hënën edhe bërë asfaltimi i shtresë së dytë në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj.

Për të parë nga afër punimet që po bëheshin në këtë rrugë, doli edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri dhe drejtoresha e financave Lirije Syla.

Me këtë rast u theksua se asfaltimi i kësaj rrugë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj pjese të qytetit.

“Është projekt i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve për shkak se këtu ka pasur gjithçka tjetër, por jo ndonjë rrugë që ka mundur t’i gjasojë rrugës. Kemi intervenuar në zgjerimin e rrugës, e cila ka qenë jashtëzakonisht shumë e ngushtë, dhe unë u jam mirënjohës dhe falënderues qytetarëve të këtij lokaliteti që kanë qenë shumë tolerant dhe kanë ndihmuar komunën në realizimin e këtij projekti”, ka thënë drejtori Ilazi, duke shtuar se gjatë këtij viti në Komunën e Ferizajt, po realizohet një numër i konsiderueshëm i projekteve me rëndësi jetike, si nga investimet kapitale, por edhe nga ministritë të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës së tyre. Thanë se tash e tutje do të kenë shumë më të lehtë edhe qarkullimin e tyre.

U bë e ditur se asfaltimi i rrugës “Luigj Gurakuqi”, është realizuar nga mjetet e buxhetit komunal dhe ka kushtuar mbi 80 mijë euro, ndërsa gjatësia e rrugës është mbi një kilometër dhe ka dy shtresa të asfaltit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img