18,04,2024

Asfaltohet rruga “Halit Sejda” në Talinoc të Muhaxherëve

Must Read

Rregullimi i infrastrukturës rrugore në gjithë territorin e Ferizajt, tashmë është përditshmëri e punës së qeverisjes lokale. I tillë ishte edhe sot, projekti për asfaltimin e rrugës “Halit Sejda” në fshatin Talinoc të Muhaxherëve.

Makineri të rënda e pajisje përcjellëse ishin vendosur sot në këtë fshat në përfundim të asfaltit afro 500 metërsh dhe gjerësi 6 metërsh të kësaj rruge. Kjo rrugë po asfaltohet në kuadër të projektit për asfaltimin e rrugëve në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, projekt tre vjeçar, ku pas finalizimit të infrastrukturës nëntokësore dhe asaj mbitokësore, pritet të asfaltohen së shpejti edhe rrugët “Shabi Lipovica”, “Mehmet Sadiku” e “Ymer Petrovci”, që në total investohen fond buxhetor prej mbi 850 mijë eurosh.

Për të ndjekur punimet në këtë projekt, doli drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ai tha se ky projekt ka një impakt direkt në përmirësimin e qarkullimit të banorëve të kësaj zone dhe lehtësimin e komunikimit mes lokaliteteve të ndryshme në këtë zonë.

“Sot jemi në fshatin Talinoc i Muhaxherëve, ku po bëjmë asfaltimin e rrugës “Halit Sejda” e gjitha kjo në kuadër të projektit të asfaltimit të rrugëve në fshatin Talinoc si dhe rrugës kryesore që është “Shabi Lipovica”, një rrugë më lartë që kyçet në magjistrale. Është një projekt që bashkëfinancohet me Ministrinë e Infrastrukturës, sot kemi filluar asfaltimin e rrugës “Halit Sejda” kurse ditëve në vijim do të punohen dhe asfaltohen edhe dy rrugët kryesore të fshatit Talinoc, gjithashtu jemi duke punuar edhe në kanalizimin në disa pjesë të fshatit Talinoc ku ka mungesë dhe probleme në kanalizim, po shpresojmë që pas përfundimit të këtyre projekteve të cilat janë duke u implementuar në këtë fshat, do të jenë zgjidhur problemet infrastrukturore në fshatin Talinoc” tha drejtori Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img