29,03,2024

Asfaltohet rruga 6 kilometërshe në Komogllavë

Must Read

Komogllava, fshati ndër më të mëdhenjtë në Komunën e Ferizajt, për këto vite të qeverisjes Aliu, pati vëmendjen e duhur sa i përket investimeve. Ndër to, pas qindra metrave rruge që u finalizuan për t’i shërbyer zhvillimit të fshatit e lidhjes mes lagjeve, sot përfundoi edhe asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit me gjatësi 6 kilometërshe, gjerësi 6 metra e kosto 1.1 milionë euro.

E fundjava nuk ishte pengesë që i pari i Ferizajt, Agim Aliu të dal në terren.

Ai bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi  përveç takimit me banorët, bashkë inspektuan punimet në këtë projekt infrastrukturor.

Komogllava e fshatra të tjera, përfshirë edhe zonën urbane, si asnjëherë më parë kanë përjetuar dorën e shtetit, institucionit të Komunës për zhvillimin e këtyre zonave përmes finalizimit të infrastrukturës rrugore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img