25,04,2024

Asfaltohet rruga 2 kilometërshe në lagjen Topojan të Gremes

Must Read


Fshati Greme ka përfituar edhe një projekt me peshë strategjike për qarkullimin e komunitetit të kësaj zone dhe jo vetëm. Është asfaltimi i rrugës në Lagjen e Topojanëve në këtë fshat që ka gëzuar komunitetin e kësaj lagje dhe gjithë fshatit.

Për të parë punimet doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Ky projekt me peshë të jashtëzakonshme për fshatrat që lidh zgjoi interesimin e kandidatëve për deputetë, Mexhide Mjaku Topalli dhe Mustafa Grainca të cilët dolën për të komunikuar dhe uruar banorët e kësaj zone.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt dhe projektet tjera që po realizohen në këtë fshat shumë shpejt do ta mbyllin ciklin e investimeve infrastrukturore në këtë lokalitet, duke përmbushur kështu të gjitha kërkesat e banorëve.

“Jemi në lagjen Topojan ku po bëjmë asfaltimin e rrugës kryesore të kësaj lagje, bëhet fjalë për një projekt me gjatësi rreth dy kilometra,që ka filluar para një kohe por me angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin me fshatarët e kësaj lagje, ne sot po e përfundojmë asfaltimin e shtresës së parë” tha drejtori Bytyqi, duke shpalosur edhe projektet e tjera që po realizohen dhe do të realizohen në Greme si çështja e ujit që është në përfundim e sipër procesi i prokurimit për kyçje në rrjet dhe hapja edhe e puseve të reja sipas kërkesës së banorëve, ndërtimi i Qendrës së Sporteve dhe Panaireve, si dhe rrugicat e fshatit që do të kompletojnë këtë fshat në pikëpamje infrastrukturore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img