23,04,2024

Asfaltohen tri rrugë në Ferizaj

Must Read

Këtë të martë  në qytetin e Ferizajt janë  asfaltuar rrugët”Edmond Hoxha”, “Luan Haradinaj” dhe  “Bajram Curri” .

Janë këto tri rrugë, nga 11 sa janë të planifikuara për këtë vit, të cilat lidhen me rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj.

Asfaltimi i këtyre rrugëve  do t’u  mundësojë  qytetarëve të kësaj pjese të lagjes së re të  kenë një qasje më të lehtë edhe në rrugën magjistrale.

Për këtë  edhe banorët e kësaj pjese  u shprehën të kënaqur që më në fund   kanë shpëtuar nga gropat dhe balta e cila në kohët me shira  ishin vështirë të kalueshme.

14139189_1115773121802933_1009724599_o

Punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i vizitoi edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili tha se  në gjysmën e këtij viti projektet kryesisht janë të orientuara në rrugët e qytetit.

“Është një kod buxhetor për asfaltimin e rrugëve në qytet,në kuadër të cilit po asfaltohen këto rrugë të cilat kanë lidhje me rrugën “Kadri Zeka’ . Në kuadër të kësaj po bëjmë përpjekje që këto rrugë të lidhen edhe me rrugën “Astrit Bytyqi”. Në kuadër të këtij kodi buxhetor  të gjitha investimet do të jenë të koncentruara te  rrugët e qytetit dhe qendrën e qytetit” tha   Muharrem Svarqa.

Ai bëri  të ditur se  këto projekte   do ti kushtojnë buxhetit të komunës rreth 80 mijë euro.

Njëkohësisht  kryetari Svarqa ka falënderuar për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e qytetarëve   për të liruar edhe pjesë të pronave të tyre  pa kompensim   që ka mundësuar realizimin e këtyre projekteve.

14163738_1115773161802929_534052591_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img