20,04,2024

Asfaltohen rrugët në dy lagje të Zllatarit, Kryetari Aliu konfirmon projekte tjera për këtë fshat

Must Read

Ferizaj.06.11.2018. Cikli i investimeve në infrastrukturën rrugore në gjithë territorin e Ferizajt, po vazhdon me intensitet të lartë. Kjo falë kushteve të përshtatshme klimatike dhe punës cilësore e dinamike të operatorëve ekonomik. Sot, i pari i Ferizajt, Agim Aliu doli për të inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve në dy lagjet e fshatit Zllatar, nga gjithsej 18 rrugë që do të asfaltohen në këtë fshat, të shpërndara në lagje të ndryshme. Për ta takuar të parin e Ferizajt, Agim Aliu dolën banorët e këtij fshati, të cilët falënderuan këtë të fundit që me shpejtësi rekorde dhe dinamikë e cilësi të punimeve po përmbyllen investimet në këtë fshat.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se fshati Zllatar, në të kaluarën ka qenë i mbetur jashtë investimeve, porse ky realitet do të ndryshohet në këtë qeverisje. Kjo për faktin se janë ndërmarr disa veprime në fushën sociale, por edhe investimet në infrastrukturën rrugore do ta bëjnë këtë zonë, të kompletuar dhe me më shumë mundësi për zhvillim ekonomik, rrjedhimisht edhe me mirëqenie më të madhe të banorëve. Ai tha se Komuna e Ferizajt, qeverisja e tij, ka kthyer kokën për të investuar në këtë fshat, që bukuritë e kësaj zone të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik dhe perspektivë më të madhe për të rinjtë e kësaj pjese.

“Më vjen mirë qe jemi pikërisht në fshatin Zllatar, është një zonë dhe Zllatari paraqet njërën nga fshatrat e kësaj zonë ku kanë ngecur investimet në të kaluarën dhe kjo është arsyeja që më vjen mirë që jemi në Zllatar ku po përmbyllim një cikël të investimeve shumë të rëndësishme për banorët e fshatit Zllatar, në fakt sot po e përmbyllim këtë në dy lagje ndërsa do të vazhdoj asfaltimi edhe në lagje tjera sepse janë të parapara diku 18 rrugica të këtij fshati që të asfaltohen dhe sigurisht se kjo do të ndryshoj jetën në fshatin Zllatar, si fshati më i largët në Komunën e Ferizajt. Do të jenë me cilësi dhe standarde të duhura këto asfaltime, jo vetëm në këto dy lagje por edhe në pjesën tjetër dhe sigurisht se ne i kemi përshtatur edhe me kërkesat e banorëve, respektivisht me kërkesat e lokaliteteve ku jemi duke i kryer këto investime. Edhe të tjera do të vazhdojnë kështu, por ne nuk do të ndalemi me investimet në fshatin Zllatar por mbi të gjitha ajo që ne kemi për t’i thënë banorëve të fshatit Zllatar është se ne do të kujdesemi jo vetëm që të ndryshoj infrastruktura e tyre që gjithsesi se është e rëndësishme por ne do të kthejmë kokën që të ndryshoj edhe jeta e tyre, respektivisht mirëqenia e tyre. Ju keni parë disa veprime në të kaluarën që ne kemi bërë investime edhe sa i përket aspekteve sociale dhe jemi të interesuar që me investimet që bëjmë, me politikat që bëjmë, me angazhimet që bëjmë të ndryshoj edhe kjo pjesë e jetës së banorëve të fshatit Zllatar. Po e them jo rastësisht këtu sepse e njoh bukur mirë Zllatarin dhe nga njohja që kam pasur edhe në mandatin e parë por edhe tash është pikërisht ajo çfarë thashë në fillim, është një fshat i lënë anash dhe dëshirojmë që vërtet ta kthejmë kokën si pushtet, si Komunë e Ferizajt në këtë zonë sepse është një vend i bukur për të jetuar dhe ne do të mundohemi ta bëjmë edhe më të bukur për të jetuar dhe do të bëhet jo vetëm me infrastrukturën por edhe duke bërë që zhvillimi ekonomik, respektivisht krijimi i mundësive të punësimit të gjej edhe tek të rinjtë e fshatit Zllatar. Ne e kemi filluar dhe do ta bëjmë, ashtu siç po e bëjmë infrastrukturën, do ta bëjmë edhe pjesën e investimeve që ka të bëj me zhvillim ekonomik, edhe me mbështetje në fusha të tjera, qoftë sociale, qoftë të bujqësisë në mënyrë që të ndryshoj jeta e këtyre banorëve” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Vlera e këtij projekti është afërsisht 200,000 mijë euro, që përfshinë asfaltimin e 18 rrugëve në këtë fshat me gjerësi të rrugës prej 5 metrash.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img