28,03,2024

Asfaltohen rrugët e fshatit Komogllavë

Must Read

Ferizaj.08.12.2018. Këtë të shtunë është bërë asfaltimi i rrugëve në fshatin Komogllavë. Nga afër asfaltimin e këtyre rrugëve e ka përcjellur edhe numri një i qytetit të Ferizajt Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi si dhe bashkëpunëtore të tjerë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se edhe në këtë zonë po investohet me projekte të rëndësishme infrastrukturore për t’i ofruar përfundimisht banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth infrastrukturën e munguar ndër vite.
Edhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, tha se banorët e këtij fshati e kanë vuajtur gjatë mungesën e investimeve infrastrukturore.

“Jemi në fshatin Komogllavë, ndërsa po bëjmë përfundimin e një projekti i cili është filluar muaj me parë, ku po bëhet asfaltimi i 20 rrugicave në këtë fshat, ndërsa bëhet fjalë për një projekt rreth 400 mijë euro”, është shprehur drejtori Bytyqi, përderisa ka shtuar se sot po përmbyllet pjesa e fundit e asfaltit në këtë fshat.

Edhe banorët e këtij lokaliteti e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugëve të tyre. U bë e ditur se asfaltimi i rrugëve në fshatin Komogllavë është projekt tre vjeçare.

.

.

.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img