26,04,2024

Asfaltohen disa rrugica që lidhen me rrugën kryesore “Naim Beka”

Must Read

Makineritë e operatorit ekonomik i cili ka marrë përsipër të kryej asfaltimin e rrugëve e rrugicave në lagjet e Ferizajt edhe sot ka qenë aktiv për përmirësimin e punëve infrastrukturore. Punime për asfaltim rrugësh u zhvilluan në rrugët “Hasan Çerkini” , “Ibrahim Lutfiu” dhe disa rrugica që lidhen me rrugën kryesore “Naim Beka”.

Zhvillimin e këtyre punimeve e ndoqi nga afër edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili bashke me banorët e kësaj zone u shprehën të kënaqur që dita ditës nevojat e banorëve të kësaj ane po zgjidhen.

Drejtori për Infrastrukturë në qeverinë lokale të Ferizajt, Arbër Bytyqi tregon se këto asfaltime po bëhen në vazhdën projekteve të cilat po realizohen në dobi të banorëve të kësaj pjese.

“Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në zonën urbane të qytetit sot ndodhemi në rrugën “Hasan Çerkini” dhe “Ibrahim Lutfiu”,rrugë këto shumë të rëndësishme për banorët. Rregullimi i këtyre rrugëve ka qenë prioritete i qeverisjes që nga marrja e mandatit, për shkak se janë shumë afër qytetit, ndërsa sot po bëjmë edhe asfaltimin e tyre, qytetarët e këtyre rrugicave do të kenë një infrastrukture më të mirë dhe një mundësi më të mirë të jetës. Përveç këtyre rrugëve pritet të behet edhe asfaltimi i rrugës “Gjergj Fishta”, por ajo çka e bën më të rëndësishëm përfundimin e infrastrukturës në këtë zonë, ne kemi zgjedhur një problem afatgjate që ka të bëjë me kanalizimin në rrugën “Luboteni” dhe në rrugën “Mulla Idriz Gjilani”, problem që ka qenë për vite të tëra në këto rrugë”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Ndërsa banorët e vendbanimeve ku po asfaltoheshin rrugët dhe rrugicat thanë të jenë të kënaqur me punimet dhe për faktin se këtë dimër do ta kenë më të lehtë qarkullimin.
Vlera e projektit të realizuar sot bëhet e ditur se është rreth 100 mijë euro, ndërsa gjatësia e saj sillet mbi 1 kilometër.
Zyrtarët e qeverisë lokale thanë gjatë ditëve me kushte të mira atmosferike do të vazhdojë asfaltimi dhe rregullimi edhe i disa rrugëve të tjera në mjedise të ndryshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img