27,04,2024

Asfaltohen 5 rrugica në fshatin Gaçkë

Must Read

Ferizaj.27.07.2017. Banorët e fshatit Gaçkë i janë gëzuar sot asfaltimit të 5 rrugicave brenda fshatit të tyre. Udhëheqës nga drejtoria e Infrastrukturës kanë thënë se investimet që po bëhen janë mjaft të rëndësishme për të lehtësuar jetën edhe të banorëve të fshatit Gaçkë.

Gafurr Ilazi drejtor për Infrastrukturë sqaroi se një pjesë e rrugicave po asfaltohet ,sot kurse pjesa tjetër në ditët e ardhshme.

“Investimet që kemi bërë më asfaltimin e rrugicave në këtë fshat janë vazhdimësi e përpjekjeve tona për të lehtësuar jetën e secilit banor të komunës së Ferizajt. Gradualisht po kompletojmë infrastrukturën në pjesë të ndryshme , këto rrugë lidhin lagjet e ndryshme të Gaçkës kurse në të ardhmen do të shqyrtojmë edhe nevojat tjera të këtij lokaliteti” tha drejtori Ilazi me këtë rast.

Edhe banorët nga fshati Gaçkë janë shprehur falënderues ndaj komunës për vëmendjen e dhe investimet e bëra. Ata thanë se asfalti ka qenë i nevojshëm që moti, prandaj komuna ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Vetëm rruga e asfaltuar gjatë ditës së sotme në fshatin Gaçkë është e gjatë mbi 1 mijë e 600 metra asfalt dhe projekti ka vlerë rreth 240 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img