Lajme

Artistja nga India punon logon e Nënës Terezë


Publikuar më:


Është publikuar logoja zyrtare e ngjarjes së shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila do të mbahet më 4 shtator në Vatikan. Logoja është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë nga dizajnuesja Karen Vaswani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhrit të Nënë Terezës në lagjen Mahim të këtij qyteti. Karen Vaswani nee D’Lima, ka thënë se e ka admiruar gjithmonë veprën e Nënë Terezës. “Jam mjaft e kënaqur dhe mirënjohëse për këtë. Tema e zgjedhur nga Vatikani ishte përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit, kështu që vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënë Terezës, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë. Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë grafik, me dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e medieve”, ka thënë ajo.

Comments
To Top