29,03,2024

Arteriet e korrupsionit që përfshijnë mjekë, biznesmenë e politikanë

Must Read

Me hapjen e dy spitaleve private të zemrës në Kosovë ka nisur edhe afera më e madhe në shëndetësi që nga paslufta.

Afera “Stenta”, për të cilën para dy javësh janë akuzuar 64 persona, duke përfshirë edhe ish-ministrin Ferid Agani, ka nxjerrë në pah keqpërdorimet e institucioneve shëndetësore publike në bashkëpunim me dy spitale private, shkruan Koha Ditore.

Fillet e keqpërdorimeve, rastet më flagrante, abuzimi me pacientë, funksionimi i rrjetit të të akuzuarve së bashku me spitale, pagesat e kundërligjshme, përfshirja në këtë aferë edhe të personave të tjerë, të cilët nuk janë akuzuar, janë brenda dosjes prej mijëra faqesh që e ka siguruar gazeta.

Afera “Stenta” ka nisur me nënshkrimin e marrëveshjes se MSH-së me spitalin privat IMH dhe “EDA”. Kjo marrëveshje u garantonte këtyre institucioneve trajtimin e të gjithë pacientëve që nuk kanë pasur mundësi shërimi në QKUK.

Marrëveshja e bazuar në një Udhëzim Administrativ të vitit 2013 obligonte mjekët që të referonin pacientët në këto dy qendra. Pas kësaj marrëveshjeje, referimet në klinika private, nga dosja që posedon gazeta, kanë pasur rritje enorme.

Vetëm brenda një nate nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK janë referuar në këto spitale deri në 16 pacientë. Çmimi për referimin e një pacienti ishte 500 euro. Çmimi i ryshfetit për koronarografi ishte 150 euro, ndërsa vetëm për konsultë 30 euro.

Gazeta do të botojë në një seri shkrimesh pjesët më interesante të dosjes mbi 5.000 faqe, në të cilën janë provat me të cilat organi akuzues po i ngarkon mjekët. Në këtë seri shkrimesh do të botohen të gjitha dëshmitë, të cilat Policia e Krimeve Ekonomike i ka sekuestruar në këto dy spitale: të dhënat e dy laptopëve dhe të tri fletoreve, në të cilat janë shënuar shumat e paguara për secilin mjek.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img