25,04,2024

Arrijnë tekstet shkollore. Shpërndarja e tyre do të filloj nga e hëna

Must Read

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj ka pranuar një sasi të konsiderueshme të teksteve shkollore për nivelin parafillor, fillor dhe atë të mesëm të ultë.Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani gjatë një bisede ka thënë se tekstet e reja të pranuara janë në harmoni me kurrikulat mësimore.Madje ka shtuar se deri më tani mësimdhënësit kanë punuar me tekste të vjetra.Sipas tij, kjo edhe do të jetë edhe risia kryesore për këtë vit mësimor.Bazuar në planifikimet e DKA-së shpërndarja e teksteve pritet të filloj nga java e ardhshme

Në kuadër të risive mësohet se këtë vit me tekste shkollore dhe material përcjellës do te pajisen edhe nxënësit e nivelit parafillor.
Ende nuk ka informacione se a do të ketë tekste shkollore për shkollat e mesme të larta.Kjo mbetet të shihet javën tjetër thotë drejtori i arsimit Afrim Llabjani

Aktualisht në Drejtorinë e Arsimit është duke u analizuar faza e dytë e regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta. Drejtori Llabjani ka shpjeguar se edhe gjatë këtij afati janë zbatuar kriteret.Kjo më qëllim që nxënësit të orientohen në shkollat profesionale .

Ndryshe në DKA kanë thënë se janë në pritje edhe të një sasie tjetër të teksteve kjo në bazë të një premtimi që e kanë marrë nga Ministria e Arsimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img