27,04,2024

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Must Read


Mbrëmë, rreth orës 20:30 policia stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rreugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe sulmit
Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare,  e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj.
Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë “.   

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img