Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të 13 biçikletave


Publikuar më:


Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e 13 veprave penale të vjedhjeve   në këtë qytet dhe rrethinë , të kryera gjatë muajit të kaluar të këtij viti.

Raportet e para flasin se  LL.H. 26 vjeç ,  ka kryer së paku 13 (trembëdhjetë ) vjedhje të biçikletave në lokacione të ndryshme, e kryesisht në oborret e xhamive në qytetin e Ferizajt dhe rrethinë,thuhet në raportin e Policisë së Ferizajt.

Pas intervistimit të të dyshuarit,hetuesit kanë arritur që si prova materiale të gjejnë dhe konfiskojnë 10 biçikleta tek personi tjetër i dyshuar,pasi që të njëjtat i kishte blerë nga i dyshuari i parë.

Janë gjetur dhe përkohësisht konfiskuar edhe tri biçikleta tjera në Prishtinë,të cilat i dyshuari i kishte shituar atje,por për momentin nuk kemi shënimet e të gjithë të dëmtuarëve,të cilët ndoshta nuk i kanë paraqitur rastet e vjedhjeve në polici,prandaj luten qytetarët që të paraqiten në polici për kompletimin e rasteve dhe tërheqjen e biçikletave.

Lënda është duke u kompletuar nga hetuesit policorë dhe do të dërgohet në gjykatën kompetente në procedurë të rregullt.

Comments
To Top