26,04,2024

Arrestohen shtatë të dyshuar pas një operacioni policor në Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një pune të gjatë hetimore, ka realizuar operacionin “Stuhia” për parandalimin e kontrabandimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale, ku janë arrestuar shtatë të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ky operacion policor ka filluar sot në orët e hershme të mëngjesit dhe ka përfshirë tri rajone të Kosovës me gjithsej 13 lokacione të ndryshme, prej tyre: Ferizaj shtatë lokacione, Gjilan dy lokacione dhe Prishtinë katër lokacione.

Po ashtu, vlen të potencohet se Policia gjatë këtij operacioni të gjerë policor ka angazhuar rreth 230 zyrtar policorë të profileve të ndryshme, te cilët kanë qenë të angazhuar edhe në kontrollin dhe bastisjen e lokacioneve të dyshuara, ku në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar:

– 3 Granatahedhës dore (Trobllon),

– 6 Mbushës granatahedhësi (tromblloni),

– 1 Granatahedhës dore ( zollë ),

– 2 Armë e gjatë AK-47,

– 1 Armë gjuetie,

– 6 Armë e shkurtër- 100 municion,

– Arka me municion të kalibrit 7,62 mm,

– 5 arka të mëdha me fyshek ( AK-47)- 8250,

– 12 Arka të vogla me fyshek ( AK-47) 180,

– 8 karikator ( 4 të mbushur)- 120,

– Total 8550

– 1 Mjete për pastrimin e armëve,

– Pjesë të pushkëve -Disa kondak,

– 1- Dylbi,

– 4-Automjete,

– 1 Telefon,

– 2-Llaptop,

– 2-USB,

– 1 Shufër dhe

– 1 Pranga

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj, është bërë e ditur në një konferencë organizuar nga Prokuroria e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img