19,04,2024

Arrestohen kidnapuesit e 33-vjeçarit në Prishtinë

Must Read
Policia e Kosoves

Rasti sipas policisë, ka ndodhur me datën 23.11.2016 rreth orës 17:30, në rrugën  Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll,  ku nga persona të dyshuar, me dy automjete i është bllokuar rruga autobusit, në të cilin ndodhej viktima, I. E mashkull 33 vjeç,  i cili  është  rrëmbyer nga të dyshuarit.

Policia informon se viktima është futur me forcë nga të dyshuarit, në njërin nga automjetet që kishin bllokuar rrugën dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësiti i hetimeve rajonale të Prishtinës pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të  përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar: M. B, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës  si dhe B. B, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar  po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve,  për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img