07,07,2025

Arrestohen katër persona në Ferizaj, u kapën me drogë

Must Read
Dje gjatë ditës në Komunën e Ferizajt janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtët u kapën me substanca narkotike, raporton Express.

Në rrugën “Ali Hadri”, rreth orës 06:15 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 0.46 gramë marihuanë.

Ndërkaq, në rrugën “12 Qershori”, në orën 01:20, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar 0.26 gramë marihuanë dhe 3.13 gramë kokainë.

E në rrugën “Riza Goga”, rreth orës 14:30 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 6.81 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img