26,04,2024

Arrestohen dy shqiptarët që furnizonin qytetin grek me kanabis

Must Read

Screenshot_6

Dy shqiptarë janë arrestuar dje në Selanik pas një operacioni antidrogë të policisë të zhvilluar në Selanik.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi 23 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e dy shqiptarëve. Bëhet me dije se ata janë të moshës 26 vjeç dhe 38 vjeç, por nuk jepen identitetet e tyre, shkruan Syri.net.

Sipas hetimeve të policisë greke, droga ishte e destinuar për t’u shitur në tregun vendas me doza të vogla, prej nga do të nxirreshin fitime monetare të mëdha.

Policia gjithashtu sekuestroi edhe 3110 Euro para të dala nga droga, 9 celularë, një makinë dhe sende të tjera që përdoren për peshimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Selanikut, për të zhvilluar hetime dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img