27,11,2025

Arrestohen dy persona, u konfiskohen edhe armë

Must Read

Stacioni policor i Hanit të Elezit , pasi ka pranuar një informacion, për një
rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit ,
pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarit, me vendim të Prokurorit për
Krime të Rënda , nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , të dy vëllezërit
janë ndaluar në mbajtje për 48 orë .
Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i
lehtë trupor’’ , ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar
rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’,
ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë
me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore.
Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore, thuhet në raportin e Policisë së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img