28,03,2024

Arifi i AAK-së thotë se Qeveria e Mustafës është më e dobëta pasluftës

Must Read
Avni Arifi

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se qeveria aktuale është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova prej pasluftës. “Kjo qeveri është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova që nga paslufta. Secila qeveri deri më tash ka pas një sukses në të cilën ka mundur të thirret por kjo qeveri në asnjë fushë nuk ka shënuar asnjë progres. Përkundrazi, shteti dhe shoqëria në Kosovë janë shumë më keq sesa që ishin në vitin 2014. Asnjë resor i qeverisë nuk ka shënuar ndonjë progres kurse propaganda e tyre është e ndytë”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka thënë se më shpejt që mbahen zgjedhjet e reja, aq më mirë do të ishte për vendin. “Sa i përket zgjedhjeve konsideroj se sa më shpejtë aq më mirë”, ka theksuar Arifi.

Sa i përket akuzave të kryeministrit Isa Mustafa se zyrtarët e AAK-së janë banditë dhe bosë të kazinove, Arifi ka thënë se kjo jo vetëm që shpreh nivelin e ultë të kryeministrit, por sipas tij, e konfirmon dyshimin nëse është apo jo Mustafa – kryeministër.

Sipas Arifit, po të ishte Kosova një vend demokratik, kryeministri Mustafa do të duhej të ishte përgjegjës për fjalën e tij publike. “Akuzat e kryeministrit për bosa dhe bandita shpreh jo vetëm nivelin e tij të ultë por e konfirmon dyshimin e tij se a është kryeministër apo jo? Shtrohet pyetja nëse ai njeh banditë e bosa kazinosh a nuk ndihet i fortë si kryeministër që të arrestoj ata apo është vet pjesë e sistemit të tillë? Të paktën ministri i tij partiak i brendshëm dhe drejtori i policisë do të mund t’i ndihmonin, nëse ka kush i ndihmon”, ka deklaruar Arifi.

Në këtë intervistë, Avni Arifi, i cili është edhe kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë, ka folur edhe për ligjin për Prishtinën.

Ai ka thënë se është skandaloze dhe primitive sjellja e qeverisë Mustafa ndaj ligjit për Prishtinën. “Ligji për Prishtinën është obligim kushtetues i Qeverisë. Të bllokohet ky ligj dhe për inat të qeverisë lokale të dënohet qytetari i Prishtinës është tërësisht sjellje jo institucionale dhe primitive”, është shprehur ai.

Kurse sa i përket qeverisjes në Prishtinë nën drejtimin e Shpend Ahmetit, Arifi ka theksuar se qeverisja me kryeqytetin është shumë më ndryshe sesa qeverisjet e mëparshme. “Ka një përmirësim të dukshëm në raport të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarit, është një transparencë më e madhe dhe kryesisht një punë më e madhe. Ka shumë hapësirë për përmirësime posaçërisht në zona të caktuara të kryeqytetit ku investimet kapitale janë të dobëta. Po ashtu ka shumë dobësi në aspektin e bashkëpunimit me kryeqytete evropiane. Prishtina do të kishte shumë përfitime në këtë fushë. Ne tash një vit drejtojmë drejtorinë e shërbimeve publike dhe besoj se kjo drejtori është duke bërë punë të mirë”, ka thënë Arifi.

Duke folur për ecurinë e AAK-së në nivel vendi, Arifi ka thënë se është duke ndodhur forcimi i strukturës së AAK-së në tërë Kosovën.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img