23,04,2024

Arifaj: Demarkacioni s’është temë e vizitës së Biden

Must Read

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Ardian Arifaj ka thënë se vizita e nënpresidentit amerikan, Joe Biden është shumë e rëndësishme për vendin, marrë parasysh qëndrimin e tij në raport me pavarësinë e vendit.

“Kosova është e lumtur që e pret një mik të vjetër, që është angazhuar për të. Sigurisht të gjithë i mbajmë mend mirë fjalët e tij, ndër të cilat edhe pakthyeshmëria e pavarësisë së Kosovës”.

Ai ka deklararuar se vizita e Biden, vec të qenit shtetërore, ka edhe karakter privat, por që gjatë së cilit do të ketë një adresim edhe për popullin e vendit, njofton Klan Kosova.

“Do të pritet me të gjitha nderimet më të larta shtetërore, nga presidenti së bashku me zonjën e parë. Biden nuk vjen vetëm, pasi vizita nuk është vetëm shtetërore, por familjare”.

“Nesër, gjatë paradites, do t’i takojë zyrtarët më të lartë shtetëror. Ndërsa pasdite do të vazhdojë një vizitë pak më private, gjatë së cilës do ta japë një fjalim para mysafirëve, drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, por edhe të rajonit”.

Sa i përket cështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Arifaj ka thënë se nuk besoj se kjo do të jetë temë e vizitës së Biden, pasi tashmë është i qartë qëndrimi i amerikanëve në raport me këtë temë.

“Besoj që DASH-i dhe Shtëpia e Bardhë kanë qenë shumë të qartë atë që mendojnë për demarkacionin, që nuk e shohin si cështje, dhe nuk merren me të. Mendoj që edhe mesazhet e ambasadorit kanë qenë shumë të qarta dhe të prera”.

“Besoj që klasa politike në Kosovë është mjaft e pjekur për të kuptuar cmimin që duhet të paguajë vendi nëse nuk ratifikon marrëveshje ndërkombëtare. Duhet të tregojmë që jemi partner serioz ndërkombëtar”.

“Është e mirëseardhur cdo shtytje që mund t’i jepet implementimit të marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img