Lajme

Apostolova: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për ta fituar liberalizimin


Publikuar më:


Apostolova ka thënë se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për kosovarët. Tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin, ka thënë ajo

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosovës nuk do t’i vihen kushte të reja për liberalizimin e vizave, pasi siç thotë ajo tanimë të gjitha kushtet e parakushtet, janë plotësuar. Tani mbetet te shtetet anëtare për ta marrë vendimin, ka thënë ajo.

“Vitin e kaluar politika kosovare kishte shpallur data që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të vitit, përndryshe duhet të them që komisioni evropian e ka kryer punën e vet, është dhënë rekomandimi për parlamentin dhe këshillin e Bashkimit Evropian, tash topi është në oborrin e shteteve anëtare për të marrë vendimin.

Më duhet të theksoj se nuk do të ketë më kushte të tjera sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, dhe se gjitha parakushtet që kanë pasë për t’u plotësuar janë plotësuar tashmë”, ka thënë Apostolova duke folur për RTV 21.

To Top