Ferizaj

Nga burgim i përjetshëm në 30 vjet, Apeli zbut dënimin për vrasjen në Ferizaj


Publikuar më:


Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit T.L. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 09.11.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim.

Të akuzuarit për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” dënimin më burgim të përjetshëm i është zëvendësuar më atë prej 30 vjet burgim.

Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe rënduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së. Nisur nga këto Gjykata vlerësoi se edhe më këtë sanksion penal, mund të arrihet qëllimi i dënimit, i përcaktuar me ligj.

Në tetor të 2020-ës T.L  ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

I njëjti më 8 dhjetor të vitit 2019 e kishte vrarë SH.B në afërsi të fshatit Prelez dhe më pas trupin e tij e kishte hedhur në një përroskë në Kishnapol të Gjilanit, derisa kufomën më vonë edhe e dogji.

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pan*dehurit T.L. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 09.11.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dën*im.

Të aku*zuarit për shkak të vep*rës penale “Vr*asje e rëndë” dën*imin më bur*gim të përjetshëm i është zëvendësuar më atë prej 30 vjet bur*gim.

Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe rënduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dën*imi më bur*gim të përje*tshëm, është dën*im i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keq*ardhja e shprehur nga ana e tij, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së. Nisur nga këto Gjykata vlerësoi se edhe më këtë san*ksion pe*nal, mund të arrihet qëllimi i dën*imit, i përcaktuar me ligj.

Në tetor të 2020-ës T.L  ishte dën*uar me bur*gim të përje*tshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

I njëjti më 8 dhjetor të vitit 2019 e kishte vr*arë SH.B në afërsi të fshatit Prelez dhe më pas trupin e tij e kishte he*dhur në një per*oskë në Kishnapol të Gjilanit, derisa kufo*mën më vonë edhe e do*gji.

To Top