26,04,2024

Apeli ua ashpërson dënimet dy ferizajasve për rastin me policët për maska

Must Read

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka ashpërsuar dënimet ndaj E.G dhe E.E nga Ferizaj, të cilët ishin përleshur me zyrtarët policorë për maska.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj i datës 29.09.2020, është ndryshuar, vetëm sa i përket vendimit mbi dënim.

“Të pandehurve (secilit veç e veç) u është ashpërsuar dë*nimi më burgim nga 7 muaj sa u është shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, në një vit. Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka gjetur fajtor të pandehurit për su*lm ndaj dy zyrtarëve policorë, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 402 paragrafi 4 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata e Apelit, e ka aprovuar pjesshëm ankesën e prokurorisë themelore në rastin e të pandehurve E.G. dhe E.E. nga Ferizaj.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj i datës 29.09.2020, është ndryshuar, vetëm sa i përket vendimit mbi dë*nim. Të pandehurve (secilit veç e veç) u është ashpërsuar dënimi më burgim nga 7 muaj sa u është shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, në një vit.

Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka gjetur fajtor të pandehurit për su*lm ndaj dy zyrtarëve policorë, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 402 paragrafi 4 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji penal i Apelit, nder të tjera  konstaton se  me rastin e vlerësimit të rrethanave renduese, gjykata e shkallës së parë, është dashur të ketë në konsideratë edhe faktin se zyrtarët policorë, natën kritike ishin në detyra zyrtare, duke realizuar Planin Operativ për Zbatimin e Masave kundër Pandemisë Covid-19, kurse të pandehurit përveç që nuk ishin duke i zbatuar këto masa, ata edhe i kanë su*lmuar të dë*mtuarit në një vend publik. Andaj, nisur nga pesha e veprave penale, si dhe rrethanat tjera të rastit konkret, kolegji penal  ka ardhur në përfundim se dë*nimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë ndaj të pandehurve janë dë*nime të buta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img