28,03,2024

Anulohet gara më e madhe e çiklizmit në vend

Must Read

Në shtator ishte planifikuar të mbahej gara më e madhe e çiklizmit në vend, “Tour of Kosova”. Por të premten Federata e Çiklizmit e Kosovës ka vendosur të anulojë këtë garë ndërkombëtare.

Kështu sporti kosovar vazhdon të goditet fuqishëm nga COVID-19. Anulimet dhe shtyrjet janë bërë të zakonshme. Në të vërtetë në Kosovë po ka telashe për të zbatuar protokollet që janë përgatitur e që për synim e kanë luftimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton KOHA.

Federata e Çiklizmit e Kosovës ka pranuar një protokoll nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit, të cilit është dashur t’i përmbahet me rastin e organizimit të ngjarjes ndërkombëtare. Por Federata pas konsultimit me palë të përfshira ka vlerësuar se nuk mund të zbatojë protokollin dhe ka vendosur për anulim të garës.

Përmes një njoftimi, FÇK-ja ka bërë të ditur se vlerëson që protokolli i UCI-t është i paimplementueshëm në Kosovë për shkak të specifikave dhe rrezikut të lartë.

“Andaj Federata e Çiklizmit e Kosovës, duke parë numrin e madh të rasteve të paraqitura në territorin tonë dhe interesimin e madh për pjesëmarrje nga vendet evropiane, ka konsideruar se paraqet rrezik të lartë organizimi eventual i kësaj gare”, thuhet në njoftim.

I pari i çiklizmit kosovar, Avni Nuha ka thënë për KOHËN se është konsultuar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe përgjegjës të tjerë me rastin e marrjes së vendimit.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img