26,04,2024

Anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj në rastin e të akuzuarit Naser Pajazitaj

Must Read

Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naser Pajazitaj, të akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarit N.P. dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, duhet që të anulohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, PKR.nr.9/20 i datës 7 korrik 2021, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i akuzuari N.P. është shpallur fajtor për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën- paragrafët 4 dhe 12 të KPRK dhe dy veprave penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, paragrafi 1 të KPRK, ndërsa për shkak të këtyre veprave penale, ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img