Ferizaj

Anulohen garat e automobilizmit Brezovica 2020


Publikuar më:


Në këtë fundjavë, ishte paralajmëruar se  në shtegun atraktiv të Brezovicës do të mbahet gara e tretë e disiplinës malore. Por sot Federata e Auto Sporteve të Kosovës ka dalë me një njoftim se këto gara janë anuluar dhe për mbajtjen e tyre do të njoftohet atëherë kur të krijohen kushtet.

Ditë më parë  Qeveria e Kosovës mori disa masa përkufizime dhe ndalime te shumë aktiviteteve. Në mesin e këtyre masave ishte edhe:

8. Aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive brenda dhe jashtë janë të ndaluara në të gjithë Kosovën, përfshirë shkollat ​​e futbollit dhe sportet e tjera, trajnime, etj.

Bazuar në vendimet e Qeverisë dhe Rekomandimet e IKSHP-së edhe Federata e Auto Sporteve të Kosovës sot ka marr vendim për anulimin e Garave të autove në Brezovicë.

Për këtë anulim të këtyre garave pati edhe shumë ankesa nga garuesit të cilët  thonë se këto gara duhet mbajtur dhe është vendim I padrejtë pasi ka shumë veprimtari ku po lejohet grumbullim I shum qytetarëve e sidomos në kafiteri.

Ky është njoftimi i plotë i FASK-së

FASK, Ju njofton se gara e disiplinës malore e paraparë të mbahet 8 dhe 9 Gusht 2020 në Brezovicë anulohet. Arsyeja anulimit te garës bazohet në rekomandimet e institucioneve shtetërore te Kosovës dhe vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për shkak të gjendjes epidemiologjike ne vend, edhe pse paraprakisht FASK kishte siguruar të gjitha lejet përkatëse. Për datën e re të organizimit të garës do te njoftoheni me kohë.Ju faleminderit per mirekuptim!

To Top